Marrëveshje bashkëpunimi me Kolegji Universitar i Biznesit

Në kuadër të përgatitjeve për shpalljen e vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve ”Agjencia Kombëtare e Pyjeve e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Artur Kala, lidhi marrveshje bashkëpunimi me Kolegji Universitar i Biznesit përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Prof. Dr Ylber BEZO – Rektor Kolegji Universitar i Biznesit.

Bashkëpunimi do të përfshijë:

1-Angazhime të përbashkëta në kuadër shpalljes së vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve” në aktivitetet promovuese ndërgjegjësuese që do të ndërmeren.

2-Ofrimin e kapaciteteve njerëzore për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si leksione të hapura, seminare, trajnime, simpoziume dhe konferenca shkencore.

3-Ofrimin nga ana e AKP Agjencia Kombëtare e Pyjeve, zhvillimin e vizitave studimore dhe praktivave të studentëve të Kolegjit Universitar të Biznesit.

4-Hartimin, konkurimin dhe zbatimin e projekteve me interes të përbashkët.

5-Pjesëmarrjen reciproke të palëve si partner bashkëpunimi në aktivitete publike.

6-Promovimin reciprok të veprimtarive të përbashkëta dhe arritjeve në fushën e administrimit të pyjeve nga ana e AKP dhe arritjeve shkencore të KUB.

Në vijim Z. Artur Kala mbajti një leksion të hapur me stafin akademik dhe studentë të Kolegjit Universitar të Biznesit mbi rolin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe sfidat e sektorit pyjor në kuadër të ndryshimeve klimatike, zbatimin e axhendës së gjelbër, problematika të administrimit të pyjeve, etj.

Takimi u karakterizua nga diskutime dhe komente nga student dhe stafi akademik.

Në ditët në vazhdim AKP do të finalizojë marrëveshje bashkëpunuese me aktorë të tjerë të rëndësishëm për sektorin pyjor.

NJOFTIME