Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve nisi sot takimi i parë me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të sektorit të pyjeve të bashkive, në kuadër të plotësimit të evidencave tip sipas formateve të dërguara dhe afateve të parashikuara për të monitoruar dhe vlerësuar gjendjen e pyjeve dhe nivelin e administrimit nga bashkitë

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve nisi sot takimi i parë me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të sektorit të pyjeve të bashkive, në kuadër të plotësimit të evidencave tip sipas formateve të dërguara dhe afateve të parashikuara për të monitoruar dhe vlerësuar gjendjen e pyjeve dhe nivelin e administrimit nga bashkitë.
Këto takime synojnë shqyrtimin e situatës dhe diskutimin e vështirësive, shkëmbimin e eksperiencave si dhe mbajtjes dhe raportimit të treguesve pyjorë.
Bashkitë pjesëmarrëse në takimin e parë ishin bashkia Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Fier, Patos, Roskovec, Lushnjë, Mallakastër dhe Prrenjas, që do pasohet me të tjera takime deri në përmbylljen e takimeve me të gjitha bashkitë e vendit.
Specialistët e agjencisë dhe bashkive trajtuan problematikat që ekzistojnë në realizimin e procesit të dërgimit të informacioneve dhe raportimeve koherente nga bashkitë.
Gjatë takimit u diskutuan :
1- Rëndësia e raportimit në kohë dhe cilësi nga bashkitë;
2- Mungesa e kapaciteteve sidomos në specialistë pyjesh;
3- Domosdoshmëria e koordinimit me sektorë të tjerë brenda së njëjtës bashki;
4- Rritja e profesionalizmit në përmbushjen e detyrimeve ligjore;
5- Menaxhimi i burimeve pyjore.
Informacioni me aktivitetet në sektorin pyjor merr rëndësi të veçantë në “Vitin Shqiptar të Pyjeve”, me synimin e përbashkët mirëadministrimin e pyjeve si pasuri kombëtare.

 

 

 

 

 

 

NJOFTIME