Në Takimin e dytë, organizuar nga REAWG për Menaxhimin e Qëndrueshem të Pyjeve, në malin Goč.

Në takimin e 2, organizuar nga Regional Rural Development Standing Working Group (SWG RRD) për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve i zhvilluar në malin Goč, në Qendrën Edukative dhe Trajnuese të Fakultetit të Pyjeve në Beograd, Fakulteti Šumarski.
Ndërtimi i kapaciteteve për bashkëpunim në përpjekjet për zbatimin e Menaxhimit të Qëndrueshëm të Pyjeve (MFP) në Ballkanin Perëndimor. Fokusi i takimi ishte zbatimi praktik i udhëzimeve për menaxhimin e pyjeve te përziera trungishte të ahut dhe pyjeve halore të perziere.
Gjatë punës praktike u prezantua mënyra inovative e shënimit të drureve në parcela demonstruese, duke përdorur teknologji moderne e cila është në përputhje me mënyrën tradicionale të shënjimit të drureve.
Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se nevojitet edukim i vazhdueshëm i qëndrueshëm dhe shkëmbime eksperjenash dhe programesh të ndryshme ndërmjet BB6.
Takimi i dyte i ndërmjetëm i Grupit të Punës Këshillimor Rajonal të Ekspertëve për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në Ballkanin Perëndimor (REAWG) organizohet si pjesë e Dialogut për Politikat Bujqësore Gjermani-Ballkani Perëndimor.

NJOFTIME