Nënshkrimi imarrveshjes së bashkëpunimit me Fondacionin CNVP në, Shqipëri përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Janaq Male

Sot në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve Drejtori i Përgjithshëm Z. Artur Kala nënshkroi marrveshjen e bashkëpunimit me Fondacionin CNVP në, Shqipëri përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Janaq Male

Bashkëpunimi do të përfshijë:

1-Angazhime të përbashkëta në kuadër shpalljes së vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve” në aktivitetet promovuese ndërgjegjësuese etj, që do të ndërmeren në këtë kuadër.

2-Ndërtimi i partneriteteve dhe bashkëpunimit më të fortë ndërmjet AKP dhe CNVP (veçanërisht për përfshirjen e palëve në përgatitjen dhe zbatimin e planeve operacionale vjetore të pyjeve, planifikimin e vjeljes së BMA-ve dhe bashkive si pronare dhe menaxhuese të pyjeve, kullotave dhe BMA-ve në kuadër të projektit për zhvillimin ekonomik lokal i financuar nga Ambasada Suedeze, si dhe zbatimit të projektit “Menaxhimi i integruar i pyjeve në basenin e Drinit” i financuar nga Agencia Austriake për Zhvillim-ADA.

3-Bashkërendimin dhe ofrimin e asistencës teknike për strukturat pyjore prane Njesive të Qeverisjes Vendore për menaxhimin e qëndrueshëm dhe të interguar të burimeve natyrore, si prodhimet drusore dhe ato jodrusore (bimët aromatiko mjekësore) si dhe shërbimet mjedisore.

4-Përmirësimi i kuadrit rregullator të menaxhimit të burimeve të bimëve mjekësore dhe aromatike BMA.

5-Hartimin, konkurimin dhe zbatimin e projekteve me interes të përbashkët.

6-Pjesëmarrjen reciproke të palëve si partner bashkëpunimi në aktivitete publike sipas mundësive të sejcilës palë.

7-Promovimin reciprok të veprimtarive të përbashkëta dhe arritjeve në fushën e administrimit të pyjeve nga ana e AKP dhe arritjeve të Fondacioni CNVP në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutuan detaje teknike mbi zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit pyjor sfidat e sektorit pyjor në kuadër të ndryshimeve klimatike, zbatimin e axhendës së gjelbër, problematika të administrimit të pyjeve dhe konkretizimin e punës për hapat që do të ndërmarrim.

Në kuadër të përgatitjeve për shpalljen e vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve” Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP) do të finalizojë marrëveshje bashkëpunuese me aktorë të tjerë të rëndësishëm për sektorin pyjor.

NJOFTIME