Me perfaqësues të kompanisë ARCADIA, zhvillues të Sistemit Shqiptar të Informacionit ALFIS dhe përfaqësues të Fakulteti të Shkencave Pyjore

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi me perfaqësues të kompanisë ARCADIA, zhvilluese të Sistemit Shqiptar të Informacionit ALFIS dhe përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Pyjore lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të ALFIS-it, përmirësimin e funksioneve të tij, ngritjen e kapaciteteve të menaxhimit dhe përdorimit të sistemit për AKP-në, dhe Bashkitë.
Takimi u përmbyll me këto dakortësi.

1. Evidentimi i nevojave për zhvillim dhe përmirësim të sistemit ALFIS.
2. Ngritje e kapaciteteve menaxhuese e përdoruese të Bashkive.
3. Përcaktimi i protokolleve të përdorimit nga administratorët dhe përdoruesit në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

NJOFTIME