Në Trincë (Mavrovë), në nisjen e projektit ” Nismës për Pyjet Veriore: Restaurimi i Pyjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri “, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Agjencia Kombëtare e Pyjeve, znj Kaja Shukova, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së Maqedonisë së Veriut, z. Boris Eg, Drejtor i Zyrave Europiane e IUCN, z. Aleksandër Trajça, Drejtor i Protection and Preservation of Natural Environment in Albania, znj. Robertina Brajanoska, Drejtore e MES.
Projekti është një bashkëpunim midis Zyrës Rajonale të IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (IUCN ECARO), Shoqata Ekologjike Maqedonase (MES) dhe Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyrorë në Shqipëri (PPNEA), mbështetur nga Ministria për Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor, Republika e Maqedonisë së Veriut i financuar nga Fondacioni Suedez “Postcode”.
Ky projekti synon të arrijë një restaurim gjithëpërfshirës të peizazhit pyjor, me një fokus të veçantë në zonat thelbësore për ruajtjen e Rrëqebullit të Ballkanit të rrezikuar, veçanërisht Bukoviq në Maqedoninë e Veriut dhe Pashtrik-Morinë në Shqipëri. Ky bashkëpunim është një hap strategjik drejt rritjes së elasticitetit të ekosistemit, sekuestrimin e karbonit dhe lehtësimin e rigjenerimit të habitatit natyrorë.
Projekti, gjithashtu synon të forcojë kapacitetet dhe angazhimet lokale, rajonale dhe kombëtare për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, në përputhje me “Sfidën e Bonit”.