Në Gjimnazin Asim Zeneli, Gjirokastër, në kuadër të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për rëndësinë e burimeve pyjore

Në Gjirokastër, në Gjimnazi Asim Zeneli Gjirokaster, në kuadër të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për rëndësinë e burimeve pyjore, zhvilluam orë mësimore mbi rëndësine e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”.
Nxënësit u njohën me;
Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.
Gjatë takimit me nxënësit u bisedua për politikat favorizuese të profesionit të Inxhinierit, teknikut të pyjeve si dhe misionin e tyre.

NJOFTIME