Përfaqësuesja e IUCN, znj. Timofeeva Liubov , përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Protection and Preservation of Natural Environment in Albania, Bashkia Tropojë , Bashkia Has, AdZM Kukës, OJF Lokale dhe expertë mjedisor, u takuan sot në Has, në kuadër të projektit “Nisma e Pyjeve Veriore – Northern Forest Initiative” i cili implementohet nga PPNEA.
“Nisma për pyjet veriore” synon të restaurojë përreth 20 ha pyje në rajonin Pashtrik-Morinë, e cila shërben si një biokorridor për ndërlidhjen e Parkut Kombëtar të Alpeve me Parkun Natyror Korab-Koritnik dhe Parkun Kombëtar Mali i Sharrit. Këto peizazhe pyjore janë të rëndësishme për disa lloje të rrezikuar të jetës së egër, veçanërisht si korridore ekologjike për rrëqebullin e ballkanit.
Pjesë e programit ishte edhe prezantimi me ROAM (Restoration Opportunities Assessment Methodology), një metodologji e re që po përdoret për herë të parë këtu në Shqipëri, synimi i të cilës është të identifikojë dhe analizojë mundësitë e restaurimit të peizazheve pyjore.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme si angazhimi i institucioneve dhe banorëve vendas, duke e bërë të qartë se një pjesë e rëndësishme e procesit të restaurimit është i lidhur ngushtë me përfshirjen dhe bashkëpunimin e komuniteteve vendase.