Në kuadër të muajit të pyllëzimeve si dhe në vigjilje të vitit 2024 të shpallur “Viti i Pyjeve”, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave Bashkia Korçë, Agjencia Kombëtare e Pyjeve nisën punën për zbatimin e projektit për pyllëzimin e 21 hektarëve në ekonominë pyjore Voskopojë 2, parcelën nr.121b që ndodhet në afërsi të fshatit Krushovë, Njësia administrative Voskopojë

Në kuadër të muajit të pyllëzimeve si dhe në vigjilje të vitit 2024 të shpallur “Viti i Pyjeve”, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave Bashkia Korçë, Agjencia Kombëtare e Pyjeve nisën punën për zbatimin e projektit për pyllëzimin e 21 hektarëve në ekonominë pyjore Voskopojë 2, parcelën nr.121b që ndodhet në afërsi të fshatit Krushovë, Njësia administrative Voskopojë.
Vendi ku ka nisur pyllëzimi aktualisht është pothuajse i zhveshur nga vegjetacioni pyjor, si pasojë e djegies së tyre nga zjarret e viteve 2008-2010.
Me anë të pyllëzimit synohet rehabilitimi i këtyre sipërfaqeve të djegura.
Gjithashtu synohet stabilizimi dhe mbrojtja nga fenomeni i erozionit dhe gërryerjeve të tokës.
Do të krijohet mundësia e shtimit të habitateve dhe rritjes së interesit të komunitetit për menaxhimin e qëndrueshëm të fondit pyjor.
Gjithsej numri i fidanëve që do të mbillen është 40 257 fidanë nga këto 28 182 fidanë pishë e zezë dhe 12 075 panjë mali.
Puna për mbjelljen e këtij objekti do të vazhdojë gjatë muajve janar-mars 2024 duke vazhduar në vijimësi me punimet e kujdesimit.

 

 

 

 

NJOFTIME