Në kuadër të muajve të pyllëzimeve, bashkia Bulqizë mbolli 300 fidanë të llojit  pishë e zezë, në zonën e mbikalimit të Bulqizës

Në kuadër të muajve të pyllëzimeve, bashkia Bulqizë mbolli 300 fidanë të llojit  pishë e zezë, në zonën e mbikalimit të Bulqizës duke krijuar një korridor të gjelbër që do të përmirësojë pamjen e këtij segmenti të rrugës si dhe do të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetit.
Kjo nismë e përbashkët e Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojten e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqatës së Ekspertëve të Rinj të Mjedisit (SHERM), e përqafuar dhe mbështetur nga Bashkia Bulqizë, realizuar në kuadër të projektit “Rrugëtimi drejt ruajtjes së korridoreve ekologjike në Shqipëri”.
Do të vijojë të planifikohet mbjellja e 3000 fidanëve të tjerë në zonën e Qafës së Buallit.
Deri në përfundim të projektit pritet që të pyllëzohen rreth 1 hektar pyje në Bulqizë.

 

NJOFTIME