Sot në 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, me pjesëmarrjen e z. Artur Kala, Drejtor i Përgjithshëm i AKP, specialistë të Agjencisë përmbyllën takimet me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të sektorit të pyjeve të bashkive, në kuadër të shkëmbimit të informacionit, plotësimit periodik të evidencave si baza e të dhënave për të parashikuar, monitoruar dhe vlerësuar gjendjen e pyjeve dhe nivelin e administrimit nga bashkitë

Sot në 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, me pjesëmarrjen e z. Artur Kala, Drejtor i Përgjithshëm i AKP, specialistë të Agjencisë përmbyllën takimet me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të sektorit të pyjeve të bashkive, në kuadër të shkëmbimit të informacionit, plotësimit periodik të evidencave si baza e të dhënave për të parashikuar, monitoruar dhe vlerësuar gjendjen e pyjeve dhe nivelin e administrimit nga bashkitë.
I ftuar në këtë takim ishte dhe dekani i Fakulteti i Shkencave Pyjore Z. Leonidha Peri ku me bashkitë prezent:
Librazhd, Kukës, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Dropull, Lezhë, Mirditë, Vlorë, Selenicë, Konispol, Finiq, Durrës, Shijak, Krujë, Kurbin u trajtuan një sërë cështjesh jetike për sektorin e mbi të gjitha mbi angazhimet konkrete dhe bashkëpunimin e koordinimin me Agjencinë, Fakultetin për ti dhënë zgjidhje problemeve dhe ç’është më e rëndësishmja mbrojtjen e tokës si strategji afatgjatë për mbrojtjen e planetit, ndërmarrjen e projekteve rehabilituese e përmirësuese në pyje, Gjithashtu nevoitet një sensibilizim më i madh i të gjithë komunitetit për ruajtjen e tokës pyjore si një aset i rëndësishëm natyror, Pasuri Kombëtare që na e kanë trashëguar të parët tanë dhe ne jua kemi borxh brezave të ardhshëm.
Me tej specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe përfaqësuesit e pyjeve bashkiake shqyrtuan dhe analizuan situatën në lidhje me problematikat që ekzistojnë në realizimin e procesit të plotësimit të informacioneve dhe raportimeve periodike nga bashkitë.
Ndër çështjet më të rëndësishme veçojmë:
Rëndësinë e raportimit në kohë dhe cilësi nga bashkitë.
Rritjen e kapaciteteve sidomos me specialistë pyjesh.
Domosdoshmëria e koordinimit me sektorët e tjerë brenda së njëjtës bashki.
Rritja e profesionalizmit në përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Në “Vitin Shqiptar të Pyjeve” Informacioni mbi aktivitet dhe ngjarjet në fondin pyjor merr një rëndësi të veçantë për analizimin e situatës dhe montorimin e aktiviteteve të planifikuara

 

 

 

NJOFTIME