Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve të bashkisë Has në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore në klasë mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”, në Gjimnazin “Skënderbeu”, Has dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Arif Zeqiri”, Golaj.
Nxënësit u njohën me:
Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve, shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.