Agjencia Kombëtare e Pyjeve në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për “Vitin Shqiptar të Pyjeve” në bashkëpunim me CNVP Foundation organizoi takimin e rradhës në Berat, me temën: “Bimët mjekësore natyrore si një resurs i rëndësishëm i punësimit dhe i rritjes sẽ vlerës sẽ Pyjeve dhe Kullotave”.
Në takim u referuan këto tema:
- Menaxhimi i bimëve mjekësore natyrore si një resurs i rendësishëm i rritjes së vlerës së pyjeve dhe kullotave, rezultatet dhe problematikat e referuara nga AKP-ja.
- Projekti për zhvillimin ekonomik bazuar në sektorin e bimëve aromatike dhe mjekësore”, projekt i financuar nga qeveria Suedeze dhe zbatuar nga organizata CNVP-së.
- “Sfida e grumbullimit, manipulimit dhe eksportimit tẽ bimëve aromatiko-mjeksore”, nga kompania GJEDRA-shpk.
Të pranishëm në takim ishin: Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së Z. Artur Kala me stafin e tij, Drejtori i CNVP-së znj. Anila Alija, përfaqësuesit e CNVP-së, specialistë dhe drejtuesit e strukturave tẽ menaxhimit tẽ pyjeve nẽ bashkitë e qarqeve Berat dhe Elbasan, kompania GJEDRA-shpk, subjekte që zhvillojnë aktivitete në fushën grumbullimit tẽ bimẽve aromatiko- mjeksore, individë dhe grumbullues lokal.
Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e sektorit të pyjeve nẽ bashkitẽ Berat, Dimal, Kuçovẽ, Skrapar, Poliçan, Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Lushnje u diskutua:
- Planifikimi dhe vjelja e bimëve aromatiko- mjekësore dhe prodhimet e dyta.
- Kuadri ligjor dhe nevoja për përmirësimin e ligjit dhe vkm-ve, çertifikimi i origjinës së BMET-ve etj.
- Problematika rreth grumbullimit dhe eksportit.
Me një angazhim më të madh, në tẽ ardhmen, me siguri se do ta kuptojmë rëndësinẽ e grumbullimit dhe tẽ përdorimit të bimẽve mjekẽsore.
“Sëbashku mund të arrijmë të përmirësojmë pyjet tanë, për t’u siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur”