Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm përfaqësues Trees for Lurë e cila po zhvillon prej disa vitesh pyllëzime në Parkun Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe zonën përreth tij

Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm përfaqësues Trees for Lurë e cila po zhvillon prej disa vitesh pyllëzime në Parkun Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe zonën përreth tij.
Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Artur Kala, prezantoi punët e kryera në kuadër të “Vitit Shqiptar të Pyjeve”, objektivat në vijim si dhe i siguroi për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Agjencia ofron për të aktivitetet që kryen për restaurimi e vegjetacionit pyjor.
Drejtusit e “Tree for Lurë” z. Pavel Kunc, znj. Mirjana Pali gjatë diskutimit treguan përvojat me komunitetin e zonës të përfshirë në procesin e pyllëzimit (ngritjen e fidanishtes, grumbullimin e farave të pishës së zezë, bredhit të bardhë, trajtimit të materjalit mbjellës, mbjelljen e fidanëve dhe kujdesin që tregojnë gjatë proceseve).
Në takim ishte i pranishëm, z. Stephen Heywood kërkues shkencor në fushën e pyjeve nga Anglia me të cilin u diskutuan nevojat që ka vendi ynë për të pyllëzuar terrene të prekura nga zjarret, standardet që duhet të shoqërojnë procesin, eksperiencat e pylltarisë shqiptare ndër vite.
Përfshirja e sa më shumë aktorëve në aktivitete të “Vitit Shqiptar të Pyjeve” është një nga objektivat kryesore të Agjencise Kombëtare të Pyjeve.
Të gjithë bashkë mund dhe duhet të bëjmë më shumë për pyjet tanë.

 

NJOFTIME