Stërvitja funksionale “Pishë-Poro 2024”, e para e këtij lloji mbështetur nga UNDP Albania, në kuadër të projektit RESEAL, u zhvillua në qarkun e Fierit, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me pjesëmarrjen e institucioneve qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes.
- Agjencia Kombëtare e Pyjeve
- Prefektura Fier
- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore
- Operatori i Shërbimit Shëndetësor
- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
- Kryqi i Kuq Shqiptar
- Forcat e Armatosura, spitali rajonal Fier, spitali ‘Memorial’ dhe Instituti i Gjeoshkencave etj.
Synimi i kësaj stërvitjeje, me skenar një zjarr masiv në pyllin e Pishë-Poros, ishte testimi dhe vlerësimi i roleve dhe përgjegjësive të institucioneve dhe strukturave pjesëmarrëse për menaxhimin, koordinimin dhe ndërveprimin mes tyre në rastin e skenarit të mësipërm, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e efektivitetit në menaxhimin e fatkeqësive.