Në Fakultetin e Shkencave Pyjore u mbajt leksion i hapur me temë “Pyjet në Shqipëri, kuadri ligjor dhe institucional dhe roli i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve”

Fakultetin e Shkencave Pyjore u mbajt leksion i hapur me temë:
Pyjet në Shqipëri, kuadri ligjor dhe institucional dhe roli i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.
Drejtori i Përgjithshëm i AKP, z. Artur Kala gjatë prezantimi evidentoi shifra dhe fakte rreth pyjeve në Shqipëri.
  • Treguesit dhe karakteristikat e fondin pyjor dhe kullosor.
  • Zhvillimet institucionale të sektorit dhe kuadrit ligjor.
  • Roli i agjencisë në sektorin e pyjeve.
  • Aktivitet kryesore të zhvilluara nga Agjencia, përfshirë dhe ato që janë ndërmarrë në kuadër të Vitit Shqiptar të Pyjeve.
Të pranishëm në leksion ishin Dekani i FSHP Prof.Dr. Elvin Toromani dhe stafi akademik i këtij fakultetit, studente të kursit të tretë dhe të Masterit Shkencor.
Në mënyrë të veçantë u theksua nevojë që ka sektori për inxhinier të pyjeve, ku përmes analizës së të dhënave që Agjencia disponon u evidentuan bashkitë që kanë nevoja imediate për specialistë të këtij profesioni.
Nga bashkëpunimi i AKP FSHP kanë rezultuar produkte të rëndësishme për sektorin e pyjeve ku përmendim, botimin e rezultateve të IKPK 2021, botimin e Manualit të Pyllëzimeve, ndërtimin e ekuacioneve alometrike për vlerësimin e volumeve në këmbë të biomasës së pishës së zezë. Përdorimi i teknikave inovative të pyllëzimit me dron dhe fizibiliteti i tyre në kushtet e Shqipërisë.

 

 

NJOFTIME