Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z. Artur Kala, mikpriti përfaqësuesin e Rec Albania (Qendra Burimore e Mjedisit ne Shqipëri) z. Mihallaq Qirjo ku shpjegoi nga afër rreth aktiviteteve të realizuara dhe që do të realizohen në kuadër të “Vitit Shqiptar të Pyjeve”

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z. Artur Kala, mikpriti përfaqësuesin e Rec Albania (Qendra Burimore e Mjedisit ne Shqipëri) z. Mihallaq Qirjo ku shpjegoi nga afër rreth aktiviteteve të realizuara dhe që do të realizohen në kuadër të “Vitit Shqiptar të Pyjeve”.
Pjesë e diskutimeve ishte mbështetja e politikave të zhvillimit ne sektorin e pyjeve me fokus ndërveprimin në nivelin e njësive të qeverisjes vendore.
Forcimi i kapaciteteve vendore për menaxhimin e pasurisë pyjore në nivelin e baseneve ujore që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në adresimin e problematikave tp tjera mjedisore ne këto rajone si erozioni, zjarret dhe prerjet e planifikuara.
Bashkëpunimi në nivelin vendor ndërmjet aktoreve të sektorit të pyjeve që do të nxisë jo vetëm koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta, por edhe mundësisë e zbatimit të projekteve konkrete të përbashkëta.

 

NJOFTIME