Në ambientet e Hotel Rogner u zhvillua Aktiviteti përmbyllës i projektit “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin shqiptar të drurit përmes përmirësimit të kapaciteteve prodhuese dhe trajnimit të aftësive” financuar nga Qeveria Sllovene dhe i implementuar nga UNIDO.
Në takim morën pjesë, Anëtarë të Komisionit të Ekonomisë, përfaqësues të Universiteti Bujqësor të Tiranës, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Pyjore, përfaqësues të Ambasadës Sllovene dhe të UNIDOS-s.
Roli dhe mbështetja konkrete për Agjencinë Kombëtare të Pyjeve në këtë projekt u fokusua në këto aktivitete;
1. Sigurimi i asistencës për specialistët e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve në monitorimin dhe raportimin e treguesve europianë për pyjet.
- Kjo edhe si një nevojë në kuadër të detyrimeve raportuese që lindin nga çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
2. Përmirësimi i sistemit të raportimit në kuadër të Inventarit Kombëtar të Pyjeve, duke u fokusuar në qëndrueshmërinë e tij me kalimin e kohës dhe përmirësimi i vazhdueshëm i metodologjive të inventarit.
- Agjencia Kombëtare e Pyjeve këtë vit filloi raundin e ri të Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe në këtë kuadër shkëmbimi i eksperiencave dhe trajnimi luajti një rol të rëndësishëm për stafin e Agjencisë.
3. Vizita studimore në Slloveni e një grupi specialistësh të AKP-së me qëllim shkëmbimin e njohuri mbi sistemin e menaxhimit të pyjeve dhe përfitimi nga modele të suksesshme nga një vend i Bashkimit Europian si Sllovenia ishin me interes për Agjencinë dhe një shembull i mirë për të formëzuar dhe përmirësuar punën tonë.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve e sheh zbatimin e këtij projekti si një përvojë të shkëlqyer dhe një hap të parë për të finalizuar projekte më të mëdha dhe me aplikime direkte në përmirësimin e sipërfaqeve tona pyjore, sistemin e informacionit në pyje, mbështetje për programin e pyllëzimeve, për hartimin e planeve të mbarështrimit, etj.