Në ambientet e Universitetit “Eqerem Çabej”, Gjirokastër u zhvillua takimi “Qeverisja Mjedisore, Siguria Mjedisore dhe Krimi Mjedisor”(leksion i hapur), nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSCE

Në ambientet e Universitetit “Eqerem Çabej”, Gjirokastër u zhvillua takimi “Qeverisja Mjedisore, Siguria Mjedisore dhe Krimi Mjedisor” (leksion i hapur), nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSCE.
Në takim morën pjesë, përfaqësues të OSCE, Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Rektorë, pedagog dhe studentë të universitetit, ekspert të fushës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Tema të referuara:
  1. Qeverisja Mjedisore dhe Siguria Mjedisore
  2. Qeverisja e Pyjeve
  3. Ndikimi ekonomik i krimit mjedisor në ekonomitë lokale
Takimi synon të thellojë të kuptuarit e lidhjeve midis sigurisë mjedisore, krimit mjedisor, dhe ndikimit në ekonominë vendore, dhe të nxisë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, botës akademike dhe komuniteteve vendore për të ndërtuar zgjidhje të qëndrueshme.

 

 

 

NJOFTIME