Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve pritëm përfaqësues të FLAG Foundation for Local Autonomy and Governance” për të diskutuar mbi bashkëpunimin mbi projektin ”Building Smart Forests” i cili synon parandalimin e rrezikut në zonën ndërkufitare me Malin e Zi,për parandalimin dhe reagimin ndaj zjarrit në pyje

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve pritëm përfaqësues të FLAG Foundation for Local Autonomy and Governance” për të diskutuar mbi bashkëpunimin mbi projektin ”Building Smart Forests” i cili synon parandalimin e rrezikut në zonën ndërkufitare me Malin e Zi,për parandalimin dhe reagimin ndaj zjarrit në pyje.
Bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e planit të përbashkët të menaxhimit të rrezikut për njohjen, gatishmërinë dhe mbrojtjen e pyjeve në zonën ndërkufitare nga zjarret, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të reaguesve të parë, pra zjarrfikësve në rajonin e Shkodrës dhe Tivarit, duke krijuar një sistem vullnetar për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri apo fatëkeqësitë natyrore.
Për më tepër, “Building Smart Forests” lidhet me programet kombëtare dhe të BE-së që synojnë menaxhimin e rrezikut dhe ndërtimin e infrastrukturës publike (teknike dhe njerëzore), në fushën e menaxhimit të rrezikut (parandalimin, zbutjen dhe mbrojtjen) midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutaua mbi qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e funksionimit të këtyre strukturave për të garantuar një qasje sa më gjithpërfshirëse ndërinstitucionale.
Krijimi i modeleve efikase të menaxhimit dhe parandalimit të rrezikut nga zjarri si dhe ndërgjegjësimi i komuniteteve do jetë sfida e rdhës për projektin “Building Smart Forests”.

 

 

NJOFTIME