Bashkia Përmet ka realizuar një nisëm të rëndësishëm për pasurimin dhe rritjen e fondit pyjor me 4400 fidanë të llojit Pishë bregdetare

Në kuadër të muajve të pyllëzimeve dhe shpalljes së “Vitit të Pyjeve”, Bashkia Përmet ka realizuar një nisëm të rëndësishëm për pasurimin dhe rritjen e fondit pyjor.
Gjatë kësaj nisme, janë mbjellë 4400 fidanë të llojit pishë bregdetare në një sipërfaqe prej 2 hektarësh në Ekonominë Pyjore “Kodrat e Sukut”, Kutal.
Ky aktivitet ka për qëllim të forcojë ekosistemin lokal dhe të kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit. Në aktivitet morrën pjesë Kryetari znj. Alma Hoxha dhe struktura e pyjeve të Bashisë Përmet.

 

 

 

NJOFTIME