Në vijim të aktiviteteve pyllëzuese, që po zbatohen në të gjithë vendin dhe sezonit të mbjelljeve të planifikuara (projektuara) kësaj jave u mbollën në:
- Ekonominë pyjore “Nesht Prevallë”, Lunik, 5000 fidanë të llojit Pishë e zezë.
- Ekonominë pyjore “Lomnicë”, pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli.
- Ekonominë pyjore “Mali Partizan, 1000 fidanë të llojit pishë.
- Pranë liqenit të Valeshit u mbollën 6000 fidanë të llojit pishe.
- Në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”
Mirënjohje strukturave të pyjeve në bashki, të gjithë vullnetarëve, grupet e nxënësve, organizatave e donatorëve që janë një mbështetje shumë e çmuar për punën tonë.
Me mesazhin “Kurdoherë të palodhur për të shtuar dhe përmirësuar pyjet tanë, për ti siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe më të bukur” le të bashkohemi të gjithë në aktivitetet e pyllëzimit.