Në vijim të aktiviteve nxënësit u përfshinë në diskutime mbi rolin thelbësor që kanë pyjet në jetën e përditshme si burim oksigjeni dhe strehë për biodiversitetin, u njohën me metodën e mbjelljes si dhe:
- Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
- Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
- Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.
Aktivitetet ne terren dhe diskutimet janë mundësi të shkëlqyera për të rritur ndërgjegjësimin dhe kultivimin e dëshirës për mbrojtjen e natyrës
 
								 
															
























 
															