Pylli që i shërben kalasë

Pylli që i shërben kalasë.
Gadishulli i Portoplaermos me kalanë në formë trekëndore të mbuluar, të ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të ka një sipërfaqe prej 6.2 ha me një florë jashtëzakonisht të pasur në raport me sipërfaqen dhe me një shumëllojshmëri bimësh ku ndër llojet kryesore mund të përmendim: kaparina (Caparis spinosa), bajamja e egër (Prunus webbii), shega e egër (Punica granatum), boçka, qepa e detit (Scilla maritima), bafra, qelbësi (Pistacia terebinthus), ullastra (Olea europea), kulpra e egër (Clematis vitalba) dhe me një mbizotërim të dendur lloji qumështor, flomi ose zgjomi (Euphorbia dendroides).
Ky mikropyll që rrethon të gjithë sipërfaqen e kalasë, shton vlerat si monument kulture. Aktualisht ka statusin Park Natyror dhe është i hapur për vizitorët gjatë gjithë vitit.

NJOFTIME