Agjencia Kombëtare e Pyjeve mori pjesë në takimin hapës (Kick-off Meeting) të projektit ndërkufitar FIRESMARTER, i zhvilluar më 16 –17 korrik 2026 në Janinë, Greqi

Agjencia Kombëtare e Pyjeve mori pjesë në takimin hapës (Kick-off Meeting) të projektit ndërkufitar FIRESMARTER, i zhvilluar më 16 –17 korrik 2026 në Janinë, Greqi.
Projekti FIRESMARTER, “Promovimi i Iniciativës për Territore të Mbrojtura nga Zjarri (Fire-Smart Territories)”, financohet nga Programi INTERREG VI-A Greqi–Shqipëri 2021–2027 dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe menaxhimin efektiv të zjarreve në pyje, përmes përdorimit të teknologjive inovative dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.
Në kuadër të projektit, Agjencia do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive Fire-Smart;
  • Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve
  • Mbështetje dhe ndërhyrje në zonat pilote të bashkive Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë
  • Hartimin e planeve parandaluese dhe përdorimin e teknologjive moderne, si rrjetet inteligjente të monitorimit dhe dronët (UAV), për zbulimin e hershëm të zjarreve
Përmes këtij bashkëpunimi ndërkufitar, FIRESMARTER synon të rrisë sigurinë e komuniteteve lokale, të mbrojë ekosistemet pyjore dhe biodiversitetin, si dhe të ndërtojë territore më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj rrezikut të zjarreve

 

 

NJOFTIME