Në takimin e zhvilluar në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve me përfaqësues të strukturave të pyjeve të bashkisë Korçë dhe Vlorë, në kuadër të projektit Promovimi i iniciativës “Territore të Mençura nga Zjarri” për strategji të harmonizuara dhe efektive të parandalimit dhe menaxhimit të zjarreve në pyje, FIRESMARTER,i cili financohet nga Programi INTERREG VI-A Greqi–Shqipëri 2021–2027 dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe menaxhimin efektiv të zjarreve në pyje, përmes përdorimit të teknologjive inovative dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.
Gjatë takimit u diskutua:
- Mbi hapat e realizimit të projektit si dhe plotësimin e formularit për të grumbullimit të të dhënave për hartimin e FSTs.
- Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve.
- Mbështetje dhe ndërhyrje në zonat pilote të bashkive Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.
- Hartimin e planeve parandaluese dhe përdorimin e teknologjive moderne, si rrjetet inteligjente të monitorimit dhe dronët (UAV), për zbulimin e hershëm të zjarreve.
Përmes këtij bashkëpunimi ndërkufitar, FIRESMARTER synon të rrisë sigurinë e komuniteteve lokale, të mbrojë ekosistemet pyjore dhe biodiversitetin, si dhe të ndërtojë territore më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj rrezikut të zjarreve.








