Mirëpritëm në Agjencisë Kombëtare të Pyjeve përfaqësues të Scouts Of Albania (SoA), pjesë e rrjetit botëror WOSM

Mirëpritëm në Agjencisë Kombëtare të Pyjeve përfaqësues të Scouts Of Albania (SoA), pjesë e rrjetit botëror WOSM.
Në takim ku u diskutuan objektivat e projektit “Gjelbëruesit/Boranka Albania” që ka filluar, me financim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë.
𝑷𝒓𝒐𝒋𝒆𝒌𝒕𝒊 𝒇𝒐𝒌𝒖𝒔𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒚 𝒔𝒉𝒕𝒚𝒍𝒍𝒂 𝒌𝒓𝒚𝒆𝒔𝒐𝒓𝒆:
• Edukimi dhe ndërgjegjësimi mjedisor te fëmijët, të rinjtë dhe komunitet:
• Organizimi i aksioneve konkrete të ripyllëzimit dhe rehabilitimit të zonave pyjore me përfshirjen e grupeve lokale Scout dhe vullnetarëve.
 𝐵𝘢𝑠𝘩𝑘𝘦̈𝑝𝘶𝑛𝘪𝑚𝘪 𝘫𝑜𝘯𝑒̈ 𝑑𝘰 𝘵𝑒̈ 𝑓𝘰𝑘𝘶𝑠𝘰ℎ𝘦𝑡 𝑛𝘦̈:
1. Identifikimin e zonave prioritare për ndërhyrje;
2. Përzgjedhjen e llojeve të përshtatshme të fidanëve;
3. Asistencën teknike për realizimin dhe monitorimin e mbjelljeve.
𝑀𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑦𝑗𝑒, 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑔𝑗𝑒𝑙𝑏𝑒̈𝑟𝑖𝑚, 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈!

 

 

NJOFTIME