Agjencia Kombëtare e Pyjeve mori pjesë në një vizitë rajonale në Malin Jabllanica, Maqedonia e Veriut, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Basenit të Lumit Drin”, i zbatuar nga CNVP, me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe organizatës austriake ICEP, me mbështetjen e Lenzing AG.
Aktiviteti mblodhi ekspertë të sektorit pyjor nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, me fokus shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
- Gjatë vizitës në Malin Jabllanica, ekspertët u njohën me biodiversitetin, habitatet natyrore dhe sfidat e ruajtjes së tyre, duke diskutuar mbi restaurimin e ekosistemeve, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve vijon angazhimin për mbrojtjen e burimeve pyjore dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.





