Dita Ndërkombëtare e Maleve

Dita Ndërkombëtare e Maleve fokusohet saktësisht mbi kapacitetet dhe nevojat e njerëzve nëpërmjet një qasje tredimensionale: “Zgjidhjet që ofron mali për një të ardhme të qëndrueshme – inovacion, adaptim dhe angazhim i të rinjve”. Inovacioni është esencial për adresimin e çështjeve komplekse të lidhura me malet.
Ai thekson avancimet teknologjike si edhe zgjidhjen me kreativitet të problemeve si psh zgjidhjet smart bujqësore ndaj klimës. Ndërsa ballafaqohemi me presionet e ndryshimeve klimatike mbi malet, adaptimi bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshmërisë dhe reduktimin e cenueshmërisë së tyre. Strategjitë e adaptimit përfshijnë qasje bazuar mbi ekosistemin me qëllim reduktimin e katastrofave dhe integrimin e sistemit të njohurisë dhe dijes të popujve indigjenë.
Së fundmi, pjesëmarrja e të rinjve është esenciale për sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë për zgjedhjet e problemeve të maleve/vargmaleve. IMD 2024 (International Day of Mountains 2024) promovon punën e denjë dhe të ndershme dhe cilësinë e punësimit për të rinjtë, trajnimin e aksesueshëm dhe mundësitë e sipërmarrjes që kontribuojnë në përdorimin e qëndrueshëm të resurseve pyjore. Malet janë xhevahirë natyrorë që duhet ti çmojmë shumë. Ato ofrojnë strehë për 15% të popullatës së globit dhe janë vendi ku shtrihen gjysma e habitateve më të rëndësishme të biodiversitetit në botë.
Shqipëria është një vend i pasur me male. Janë llogaritur 38 male me mbi 2 000 metra lartësi dhe 15 të tillë me mbi 2500 metra lartësi. Një pjesë e madhe e fondit pyjor dhe kullosor gjendet në malet tona. Mbro malet, këtë pasuri përrallore të vendit tonë.

 

 

NJOFTIME