Drejtori i Përgjithshëm, z. Artur Kala priti përfaqësues të EcoAlbania, z. Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i Eco Albania dhe znj. Ilda Metani, Koordinatore e Projektit në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve për të diskutuar mbi projektin “ReForest Vjosa”, i financuar nga Patagonia dhe që do të zbatohet nga RiverWatch dhe EcoAlbania.
- Qëllimi i këtij projekti ka në fokus ri-pyllëzimin dhe kthimin e vegjetacionit autokton përgjatë luginës së Vjosës ku janë planifikuar të pyllëzohen 10 sipërfaqe afërsisht 230 hektarë në sipërfaqet e Parkut Kombëtar të lumit Vjosa.
Pyllëzimet janë planifikuar të kryhen me specie autoktone të zonës.
Fidanët po prodhohen në fidanishten e ndërtuar në zonën e Shelgut në Tepelenë ( Fidanishte e inaguruar në vitin 2023), e cila ka një kapacitet prodhimi prej 16.000 fidanë në vit.
