Në ditën e dytë të punës në kuadër të projektit: “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin shqiptar të drurit përmes përmirësimit të kapaciteteve prodhuese dhe trajnimit të aftësive” e financuar nga Qeveria Sllovene dhe Klasteri i Industrisë së Drurit
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve Z. Artur Kala mikpriti në Agjenci stafin e ekspertëve slloven Z. Gal Kušar, Boštjan Mali dhe Gregor Božič – Ekspertë në Institutin e Kërkimeve Pyjore të Sllovenisë, si dhe Z. Bernard Likar, Koordinator i projektit.
Gjatë takimit u diskutua për nevojat për ngritjen e kapaciteteve të stafit të AKP-së, shkëmbimin e përvojave të dy institucioneve, detyrat dhe nevojat për ngritjen e kapaciteteve.
Në vijim, ekspertët sllovenë trajtuan në mënyrë të hollësishme temat:
1-Monitorimi i pyjeve, raportimi për treguesit evropianë, LULUC, etj.
2-Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të planifikimit të menaxhimit të pyjeve dhe Inventarizimit Kombëtar të Pyjeve
3-Përpilimi i inventarit, përdorimi i tokës, shtresat e informacionit hapësinor, pajisjet dhe mbledhja e të dhënave në terren, llogaritja dhe raportimi i të dhënave.
4-Prezantimi i projektit “Horizon OptForest” me fokus në përdorimin e materialit mbjellës në pyllëzime në përshtatje me ndryshimet klimatike, i financuar nga Bashkimi Europian dhe që po aplikohet në 24 vende të bashkimit europian.
Gjatë seminarit specialistët e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve përfituan modele pune dhe teknika të reja që përdoren nga kolegët sllovenë.