Agjencia Kombëtare e Pyjeve është partnere në Projektin RESILIENT TREES “Pyjet e vjetra dhe drurët Monumentale për Biodiversitetin dhe Peizazhe të Qëndrueshme” që po zbatohet në kuadër të programit Interreg Europe dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian

Agjencia Kombëtare e Pyjeve është partnere në Projektin RESILIENT TREES “Pyjet e vjetra dhe drurët Monumentale për Biodiversitetin dhe Peizazhe të Qëndrueshme” që po zbatohet në kuadër të programit Interreg Europe dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian.
Në takimin e tretë në datat 23-25 shtator 2026 në Lituani, Kaunas pati ketë ecuri:
  • Ditën e parë u prezantuan modele të menaxhimit të Pyjeve të Virgjër dhe Drurëve Monument Natyre si dhe metodat e identifikimit të Pyjeve të Virgjër nga të gjithë partnerët e projektit ku ekipi i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve prezantoi temën: Pyjet e Virgjër dhe Drurët Monument Natyre në Shqipëri.
  • Dita e dytë ishte ekspeditë në terren, ku u vizituan parqe dhe Monumente Natyre.
  • Dita e fundit datë 25 shtator u zhvillua workshopi gjithëpërfshirës me tematikë “Transferimin e njohurive/dijeve, kapaciteteve fuqizuese si dhe zgjidhjeve të propozuara nga pjesëmarrësit në takim”.

 

 

ANNOUNCEMENTS