Në Shkodër, AKP dhe CNVP, zhvilluan trajnimin “Forcimi i kapaciteteve menaxhuese të pyjeve dhe kullotave në bashki”

Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim me CNVP Foundation ( Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit ), organizoi takimin e radhës me specialistë dhe drejtues të njësive të Menaxhimit të Pyjeve të qarkut Shkodër dhe Lezhë, me temë ” Forcimi i kapaciteteve menaxhuese të pyjeve dhe kullotave në bashki “.

Objektivi kryesor i këtij takimi njëherazi informues dhe trajnues ishte :

– Axhenda dhe planet e aktiviteteve në kuadër të shpalljes së vitit 2024 si ” Viti Shqiptar i Pyjeve ”
– Aftësimi i strukturës përgjegjëse për administrimin e pyjeve në bashki rreth procesit të hartimit të planeve operacionale vjetore.
– Sensibilizimi dhe marrja e masave për problematikën e zjarreve në pyje.
– Modeli i projekteve që harton struktura e pyjeve në bashki.

Trajnimi organizohet në kuadrin e veprimtarive të AKP-së për forcim të kapaciteteve menaxhuese të pyjeve, kullotave dhe Projektit për fuqizimin e sektorit të BMA dhe PPJD që po zbatohet nga CNVP me mbështetje të #AmbasadësSuedeze me synim rritjen e aftësive të bashkive në mirëmenaxhimin dhe vjeljen e qëndrueshme të bimëve mjekësore, pjesë fondit pyjor e kullosor.
Në takim u prezantuan edhe dy projekte që sapo kanë nisur:

1. Menaxhimi i integruar i pyjeve në bazenin e Drinit, i cili zbatohet nga organizata CNVP i financuar nga Agencia Austriake për Zhvillim, ADA.

2. Building Smart Forests,projekti ndërkufitar që parashikon instalimin e një sistemi ndërbashkiak për detektimin e hershëm të zjarreve në pyje ku partnerë janë Bashkia Shkodër, Komuna e Tivarit dhe FLAG. Projekti financohet nga BE në kuadër të Programit IPA.

Zhvillimi i projekteve të tilla është një mbështetje e madhe për arritjen e objektivave për një menaxhim të qëndrueshëm të fondit pyjor që administrohen nga bashkitë.

Në vazhdim Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim me CNVP do të zhvillojë takime në të gjithë prefekturat e vendit.

NOTIFICATIONS