Në Vlorë, Shqipëri, u zhvillua trajnimi Rajonal i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë mbi “ Hartëzimin e riskut për zjarret në pyje”, organizuar nga ekspertët e IPA FF ( Floods and Fires ) nga Fondacioni Kërkimor CIMA.
Në takim morën pjesë vende si Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia, Bosjne Hercegovina dhe Serbia.
Gjatë seminarit u realizua edhe një ushtrim virtual i hartëzimit te riskut nga zjarri në pyje.
Ekspertët e CIMA-s kanë zhvilluar veçanërisht për programin IPA FF, një mjet informatik për hartëzimin e rriskut të zjarreve në pyje në Opensource (rrjet i hapur në Qgis).