Sistemi i Informacionit të Pyjeve ALFIS, (Albanian Forest Information System) është Sistemi Shqiptar i Informacionit për Pyjet i ngritur në kuadër të Projektit të Shërbimeve Mjedisore. Ky sistem është financuar nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Bankës Botërore gjatë viteve 2019-2021.
ALFIS është sistem-web me server i ngarkuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe ka për qëllim menaxhimin e gjeo-informacionit dhe informacionit të të dhënave të Fondit Pyjor e Kullosor, pavarësisht pronësisë.
Gjuha e instaluar është në variantin shqip dhe anglisht.
Sistemi i të dhënave për pyjet e kullotat administrohet nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Përdorues kryesorë janë bashkitë, pronarët privatë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe aktorë të tjerë të interesuar në fushën e pyjeve.
Struktura e sistemit ALFIS ka përfunduar, por pavarësisht kësaj në fazën e zbatimit të tij do të lindë nevoja për ri-programim të fushave të caktuara, të cilat do të “popullojnë” të dhënat dhe funksionimin e sistemit. Momentalisht kanë filluar procedurat e përmirësimit dhe mirëmbajtjes nga AKSHI.
ASPEKTE TEKNIKE TË SISTEMIT
Struktura logjike e ALFIS, bazohet në një arkitekturë me tre nivele me shtresat e mëposhtme:
• Shtresa e të dhënave
• Shtresa e aplikimit
• Shtresa e ndërmjetme (ndërfaqja)
Gjithashtu, shtresa e sigurisë, e bazuar në një hyrje të vetme, shërben për të kontrolluar dhe menaxhuar aksesin në të dhëna dhe shërbime.
Infrastruktura IT e ALFIS bazohet në serverë virtualë. Kjo zgjidhje bën të mundur shpërndarjen më të mirë të burimeve të IT-së në serverë të ndryshëm (RAM dhe CPU) dhe balancimin/forcimin e burimeve në varësi të nevojave dhe ngarkesës së serverave.
Struktura funksionale për përdorim përbëhet nga 8 module (“GIS DATA”, “BPM, “DOKUMENT”, “FPMP PROJECT”, “CATALOGUE”, “REGISTRY”, “GIS PUBLISHER”, “USER MANAGER”), të cilat janë të ndërlidhura duke shkëmbyer informacion me njëra tjetrën. Kjo do të thotë që në momentin kur kemi të bëjmë me lidhje logjike mes moduleve, të dhënat do të reflektohen automatikisht tek të gjitha modulet e ndërlidhura.
Të gjitha modulet kanë rëndësinë e tyre sipas fushës së funksionimin dhe përdorimin sa më efikas të sistemit por mund të themi se GIS DATA është moduli ku qendërzohen shumica e të dhënave gjeo-hapësinore po edhe numerike duke marrë si njësi themelore nën parcelën pyjore.
Paraprakisht nëpërmjet një programi GIS “Interim” është punuar nga bashkitë me ndihmën e projektit për digjitalizimin e kufijve të nën parcelave, ekonomive dhe hedhjen e disa të dhënave fillestare për fondin pyjor e kullosor sipas hartave ekzistuese të vitit 1985.
Bashkitë përditësojnë të dhënat kadastrale në sistem nëpërmjet regjistrit kombëtar të fondit pyjor, i cili bazën e të dhënave e merr nga hartimi i planeve të mbarështimit. Nëpërmjet ALFIS-it do të menaxhohet procedura e hartimit dhe miratimit të planeve të mbarështimit si dhe miratimi dhe ndjekja periodike e planeve vjetore të punimeve në pyje si ato në zbatim të planeve edhe ato nëpërmjet projekteve apo nevojës sipas rasteve.
ALFIS mundëson publikimin e hartave pyjore apo të çdo informacioni tjetër në lidhje me rrjetet e monitorimit apo projekte të ndryshme sipas ekonomive pyjore pavarësisht pronësisë. Në modulet e ALFIS, agjencisë i jepet mundësia për të shtuar apo hequr “domeine” sipas kërkesës së përdoruesve.
ALFIS nëpërmjet modulit GIS-DATA bën të mundur ndërtimin e një projekti direkt në sistem ku me anë të mjeteve të ndryshme të punës, identifikohet ndërhyrja në infrastrukturën pyjore apo në parcelat pyjore si dhe evidentohen ndërhyrjet silvoteknike apo menaxhuese të fondit pyjor.
Çdo kërkesë për miratim apo zbatim projekti nga subjektet në fusha të ndryshme të pyjeve menaxhohet nëpërmjet sistemit në mbikëqyrjen e administratorit (AKP-së) dhe MTM-së dhe të bashkive për territoret që ato mbulojnë.
Sistemi është i përbëre nga 8 module, të cilat janë të ndërlidhura duke shkëmbyer informacion me njëra tjetrën. Kjo do të thotë që në momentin kur kemi të bëjmë me lidhje logjike mes moduleve, të dhënat do të reflektohen automatikisht tek të gjitha modulet e ndërlidhura.
Më poshtë po japim një përshkrim të shkurtër të secilit modul.
1.Moduli “GIS DATA” është një sistem Webgis për menaxhimin e të dhënave hapësinorë ku janë vendosur një seri serverash në të cilit aplikacionet dhe të dhënat janë të organizuara për të ofruar shërbime hartografike për përdoruesit e sistemit.
2.Moduli “BPM manager” moduli i menaxhimit të përdoruesve nga administratori (AKP), bën të mundur që administratori të menaxhojë çdo kërkesë të përdoruesve nëpërmjet sistemit të shkëmbimit të emaileve si dhe të vendosë të drejta dhe kufizime për përdorues të ndryshëm. Gjithashtu, nëpërmjet BPM-it menaxhohet rrjedha logjike e secilit proces duke ruajtur edhe historikun e veprimeve.
3.Moduli “DOKUMENT” është një modul ku përdoruesit ngarkojnë dokumentacionin mbi bazën e kërkesave të sistemit, i cili mundet që nëpërmjet fjalëve kyçe të kërkojë e të shfaqë këtë dokument. Gjithashtu, sistemi bën të mundur që dokumentet të përdoren brenda tij për të adresuar çështje të veçanta sipas rastit, lë të themi që është një arshive që komunikon edhe me modulet e tjera, mbasi janë instaluar programe që lexojnë këto dokumente, pdf, word ose jug, etj.
4.Moduli “FPMP PROJECT” është moduli i databases shumë funksionale të planeve të menaxhimit apo mbarështimit të pyjeve dhe kullotave. Nëpërmjet tij përdoruesi mund të shikojë të dhënat në lidhje me planifikimin e punimeve në një plan, ecurinë në kohë të tij, realizimet e shpenzimet e këtij plani si dhe shumë të dhëna të tjera si statusi, menaxherët, punimet e realizuara.
5.Moduli “CATALOGUE” bën të mundur që të shikohen të gjitha metadatat (një grup të dhënash që përshkruajnë një dokument të ngarkuar) pra të gjitha të dhënat e para ngarkuara nga programuesi për tu zgjedhur kur punohet në të gjitha shtresat, modulet apo dritaret e sistemit. Përdoruesi i shikon dhe mund të kërkojë ndryshim, shtesë apo fshirje të tyre (kuptohet me argumentin shoqërues). Administratori e rishikon kërkesën, aprovon ose jo mbi ndryshimet e kërkuara.
6.Moduli “REGISTRY” ka të bëje me regjistrin e të gjithë domeineve të përdorur në hartografim. Ky është modul që më së shumti përdoret nga administratori (IT ose programues) por shikohet edhe nga përdoruesit. Këtu mund të fshihet, shtohet, apo ndryshohet lista e domaineve, kodeve apo përshkrimit. Gjuha e domenieve është anglisht po ka dhe përkthimin në shqip në të njëjtën faqe të “registry”-it.
7.Moduli “GIS PUBLISHER” bën të mundur të modifikohen apo ndërtohen legjendat e përdorura në Webgis të cilat shfaqen gjatë përdorimit të këtij moduli, pra lejon të personalizojmë legjendat e përdorura për të shfaqur hartografinë në modulin GIS DATA. Secili përdorues është në gjendje të shikojë, dhe si rrjedhojë të modifikojë vetëm legjendat e tij (kuptohet duke realizuar dhe popullimin me të dhëna alfa numerike).
8.Moduli “USER MANAGER” përdoret vetëm nga administratori është sistemi i menaxhimit të përdoruesve qe mundëson GRUPE të përcaktuara, të kenë karakteristika sipas profilit të përfaqësimit dhe të drejtat apo kufizimet e tyre në përdorimin e ALFIS-it.
All Rights Reserved AKP