Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve të bashkisë Pogradec në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore në klasë mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”, në Gjimnazin “Gjergji Pekmezi” dhe në Gjimnazin “Muharrem Çollaku”.
- Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve, shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
- Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
- Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.
Aktivitetet praktike dhe diskutimet janë mundësi të shkëlqyera për të rritur ndërgjegjësimin dhe kultivimin e dëshirës për mbrojtjen e natyrës.