Në vijim të aktiviteteve të pyllëzimeve, në bashkinë Lushnje

Në kuadër të Vitit Shqiptar të Pyjeve dhe sezonit të mbjelljeve, Agjencia Kombëtare e Pyjeve në koordinim të plotë me strukturën e pyjeve pranë bashkisë Lushnje, organizuan punën për mbjelljen e 1300 fidanëve të llojit pishë e butë në ekonominë pyjore Gramiture-Hyzgjokaj, parcelën nr.2a që ndodhet në afërsi të fshatit Lekaj, Njësia administrative Hyzgjokaj.
Vendi ku u kryen mbjelljet aktualisht është pothuajse i zhveshur nga vegjetacioni pyjor, si pasojë e djegies së tyre nga zjarri i rënë në gusht të vitit 2024.
Në aktivitet morën pjesë Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve z. Artur Kala, kryetari i bashkisë Lushnje znj. Eriselda Sefa dhe struktura e pyjeve në bashki.
Me anë të pyllëzimit synohet rehabilitimi i kësaj sipërfaqeve të djegur.Gjithashtu synohet stabilizimi dhe mbrojtja nga fenomeni i erozionit dhe gërryerjeve të tokës.
Me mesazhin “Kurdoherë të palodhur për të shtuar dhe përmirësuar pyjet tanë, për ti siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur” le të bashkohemi të gjithë në aktivitetet e pyllëzimit.

 

 

 

NOTIFICATIONS