Kemi kënaqësinë që në 102 vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar të lançojmë lidhjen e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Agjencisë Pyjore të Kosovës, një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e pasurisë natyrore të vendeve tona.
Ky bashkëpunim do të mundësojë përmirësimin e menaxhimit të resurseve pyjore, forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e pyjeve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Qëllimet kryesore të këtij Memorandumi janë:
- Plotësimi i detyrimeve përkatëse për aderimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian;
- Shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, si dhe zgjidhjeve për përballimin e sfidave në arritjen e përputhshmërisë me objektivat e Qeverive respektive, si dhe masat për Ndryshimet Klimatike;
- Shtrirja e bashkëpunimit bilateral në fushën e pyjeve, në zbatim bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.