Rrjeti i ripyllëzimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Kësaj radhe shkojmë në juglindje të vendit – në Korçë!

Rrjeti i ripyllëzimit të qëndrueshëm në Shqipëri
Do të përsëritet i njëjtin model ripyllëzimi i qëndrueshëm që është zhvilluar në Parkun Kombëtar të Malit Lurë-Dejës në një vend të tjetër në Shqipëri.
Kësaj radhe shkojmë në juglindje të vendit – në Korçë!
Ky projekt është në partneritet mes Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Trees for Lurë .
Projekti në pak fjalë:
  • Dy fidanishte në Lurë dhe Korçë;
  • Secili rajon do ketë aktivitetet e ripyllëzimit;
  • Punësim i rregullt sezonal në të dyja zonat;
  • Instalim sistemesh inteligjente të monitorimit në fidanishte dhe në zonat e ripyllëzuara;
  • Platformë online me harta dhe informacione të detajuara mbi ripyllëzimet;
  • Vlerësim në nivel kombëtar për ripyllëzimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e biodiversitetit;
  • Bashkëpunim me organizata të tjera për t’u angazhuar në iniciativa të qëndrueshme për ripyllëzimin;
  • Workshope dhe leksione të hapura, në partneritet me AKP.
Projekti mbështetet nga GreenAL dhe financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me organizatat VIS Albania dhe COSV—Cooperazione per lo Sviluppo.

 

NOTIFICATIONS