Në kuadër të zbatimit të projektit të mbështetur nga JICA “Ngritja e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit të Zjarreve në Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive (NbS-DRR)”, u zhvillua mbledhja e 3 e Komitetit të Përbashkët Koordinues (JCC) të projektit.
Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve morën pjesë në cilësinë e anëtarëve të Komitetit të Përbashkët Koordinues, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Projekti zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, me mbështetjen e JICA-s dhe financimin e Qeverisë Japoneze, dhe konsiston në:
- Ngritjen e Sistemit Kombëtar të Informacionit të Zjarreve në Pyje (NFFIS);
- Zbatimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë (NbS-DRR), nëpërmjet zbatimit të masave hidroteknike dhe biologjike kundër erozionit në një zonë pilot të pellgut ujëmbledhës të Bovillës.



