CNVP mbyllje projekti

CNVP në kuadër të përfundimit të projektit “Pyllëzimi, trajnimi dhe edukimi professional për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve me bazë komunitare në Shqipëri” financuar nga kompania Austriake e fibrave “Lenzing AG” dhe “Agjencia Austriake për Zhvillim ADA”, menaxhuar nga Organizata CNVP Shqipëri dhe ICEP Austri , në ambientet e Hotel Tirana International zhvilloi takimin me pjesëmarrjen e Znj. Almira Zebi Xhembulla, Zv. Ministre, e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Z. Artur Kala, Drejtori Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Dr. Christian Steiner, Ambasador i Austrisë në Shqipëri si dhe Z Janaq Male, Drejtor CNVP Shqipëri.

Ekspertet prezantuan arritje si dhe njohuri për ekosistemet, biodiversitetin dhe menaxhimin e intergruar të pyjeve dhe ujrave. Gjithashtu, u ndanë eksperiencat në zbatimin e projektit duke dhënë sugjerime dhe rekomandime për mbështetjen e menaxhimit të qendrueshëm dhe intergruar të pyjeve.

 

NOTIFICATIONS