Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z.Artur Kala, priti znj. Anisa Ruseti , Drejtor i Përgjithshëm në Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit Bashkia Tiranë, dhe z. Neshat Cela Drejtor i Pyjeve pranë APR-së

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z.Artur Kala, priti znj. Anisa Ruseti , Drejtor i Përgjithshëm në Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, dhe z. Neshat Cela Drejtor i Pyjeve pranë APR-së.
Gjatë takimit Drejtori i AKP-së vuri theksin në problematikat, aktivitetet dhe objektivat që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro Furxhi diskutoi në takimin e zgjeruar të datës 15 Janar 2024 me kryetarët e bashkive, institucione dhe aktorë të rëndësishëm për sektorin e pyjeve, në kuadër të vitit shqiptar të pyjeve.
Pavarësisht se bashkia Tiranë renditet ndër bashkitë që performon më mirë në menaxhimin e pyjeve diskutimi u fokusua në çështje se si mund të përmirësojmë akoma më tepër punën për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive pyjore.
Ndër aktivitetet bazë të trajtuara nga struktura përgjëgjese e pyjeve në bashkinë Tiranë janë :
Menaxhimi dhe dhënia në përdorim e sipërfaqeve për nevoja të zhvillimit të turizmit;
 Sigurimi i druve të zjarrit për nevoja të enteve publike dhe komunitetit;
Hartimi i planeve të mbarështimit të të gjithë fondit pyjor që administron bashkia Tiranë;
Investime përmes projekteve në pyllëzime, luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, në masa për parandalimin e zjarreve dhe në ndërtimin e sistemit të hershëm të sinjalizimit të zjarreve në pyje.
Në vijim investimet duhet të orientohen në:
Zbatimin e planeve të mbarështimit ku vendin kryesor do të duhet ta zenë projektet e përmirësimit dhe pyllëzimit të sipërfaqeve të degraduara.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve do të koordinojë të gjithë aktivitetet që do të realizohen në kuadër të vitit shqiptar të pyjeve me bashkitë, por dhe me aktorë të tjerë.
Edhe me bashkinë Tiranë u diskutua organizimi i përbashkët me rastin e 101 vjetorit të shërbimit pyjor ku më 27 Janar synohet të mbillen 10 mijë fidanë pyjor në një sipërfaqe me vegjetacion të degraduar dhe të prekur nga erozioni.

 

 

NOTIFICATIONS