Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi me përfaqësuesit e CNVP Foundation, një nga partnerët kryesorë të AKP-së

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi me përfaqësuesit e CNVP Foundation, një nga partnerët kryesorë të AKP-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte nisja e punës për hartimin e manualit të Inventarizimit të Bimëve Mjeksore, eterovajore e tanifere natyrore.
çështjet që u diskutuan;
1. Ligji për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore – nr.10120, datë 23.4.2009 i ndryshuar datë 14.2.2013.
2. Metodologjia dhe praktikat e deritanishme në inventarizimin kombëtar të pyjeve dhe lidhja e të dhënave mes sistemeve. Gjendja dokumentare e BMET.
3. Metodika e terrenit dhe ajo e zyrës (sistemet e inkuadrimit elektronik – aplikacionet open foris dhe zana, mbështetja te planet e mbarështimit);
4. Në çfarë niveli do të kryhet inventari (ekonomi pyjore, bashki, kombëtar)
a. Çfarë informacioni duhet të grumbullohet (lista e llojeve, sasia e BMET, kapaciteti prodhues, organi pjesa që grumbullohet.
b. Sasia e sipërfaqes që do të inventarizohet.
Synimi i këtij bashkëpunimi është hartimi i manualit të Inventarizimit të Bimëve Mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore dhe zbatimi në një ekonomi pilot.
Bashkëpunimi, koordinimi i aktoreve dhe i donatorëve për veprimtari që kryen në kuadër të vitit shqiptar të pyjeve kanë filluar dhe do të intensifikohen në vijim, përmes aktiviteteve konkrete.

 

NOTIFICATIONS