Në bashkinë Klos në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet” në Klos, në Gjimnazin “Shaban Çollaku” dhe në Xibër,në shkollën e Mesme të Bashkuar “Xibër”

Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve në bashkinë Klos në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet” në Klos, në Gjimnazin “Shaban Çollaku” dhe në Xibër, me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Xibër”.
Nxënësit u njohën me:
Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,
shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.

 

 

NOTIFICATIONS