Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve në bashkinë Mat në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”, në Gjimnazin “28 Nëntori” dhe me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Gjergj Kastrioti”.
Nxënësit u njohën me:
- Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve, shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
- Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
- Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarrevenë pyje.