Në bashkinë Mat në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”, në Gjimnazin “28 Nëntori” dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Gjergj Kastrioti”

Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve në bashkinë Mat në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”, në Gjimnazin “28 Nëntori” dhe me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Gjergj Kastrioti”.
Nxënësit u njohën me:
  • Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve, shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
  • Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
  • Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarrevenë pyje.

 

 

NJOFTIME