Në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit “Për pyjet” në Berat në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Koço Brisku”, Lapardha dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Riza Milita”, Starovë

Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve në bashki, në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet” në Berat, në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Koço Brisku”, Lapardha dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Riza Milita”, Starovë.
Nxënësit u njohën me:
Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,
shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarre në pyje.
Gjatë takimit me nxënësit u bisedua për politikat favorizuese të profesionit të Inxhinierit, teknikut të pyjeve si dhe misionin e tyre.

 

 

NOTIFICATIONS