Në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet” në Bilisht, me nxënësit e Gjimnazit “Fuat Babani”

Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, strukturat e sektorit të turizmit pranë bashkisë dhe Inxhinierë të pyjeve në bashkinë Devoll në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet” në Bilisht, me nxënësit e Gjimnazit “Fuat Babani”
Nxënësit u njohën me:
  • Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
  • Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
  • Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.
Gjatë takimit me nxënësit u bisedua për politikat favorizuese të profesionit të Inxhinierit, teknikut të pyjeve si dhe misionin e tyre dhe në përfundim të aktivitetit u mbollën 3️⃣0️⃣ fidanë ne ambientet e shkollës.

 

 

 

 

NOTIFICATIONS