Në Patos, ekonomia pyjore “Drenie”, në vendin e quajtur përroi i Zharrës, u mbollën 663 fidanë ekualipt 2 vjecar

Në Patos, ekonomia pyjore “Drenie”, në vendin e quajtur përroi i Zharrës, u mbollën 663 fidanë ekualipt 2 vjecar.
Qëllimi kryesor i këtij pyllëzimi është mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e tokës, si dhe promovimi i qëndrueshmërisë së ekosistemeve në një zonë të ndotur.
Kjo nismë ka si synim “ krijimin e një pylli” me funksion rekreacioni që do të shërbejë si një ambient shplodhës për banorët e zonës, njëherazi masë parandaluese për erozionin për tokat përreth gjatë prurjeve të mëdha të reshjeve.
Të pranishëm ishin Kryetari Bashkia Patos, z. Fation Duro, Deputetja e qarkut të Fierit znj. Antoneta Dhima, perfaqsues të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, dhe kumuniteti i zonës.

 

 

 

NOTIFICATIONS