Në prezantimin e projektit “Northern Forests Initiative” mbështetur nga Swedish Postcode Foundation

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z. Artur Kala, priti përfaqësues të Protection and Preservation of Natural Environment in Albania për prezantimin e projektit “Northern Forests Initiative” në Pashtrik-Morinë.
Ky projekt, mbështetur nga Swedish Postcode Foundation, synon pyllezimin dhe ka hapur rrugën për bashkëpunim dhe sinkronizim të aktiviteteve në këtë zonë e rëndësishme.
Projekti synon të veprojë kundër humbjes së mëtejshme të pyjeve, duke zbatuar zgjidhjet-bazuar në Natyrë (Nature-based Solutions, NbS), projekti do të fokusohet në restaurimin e peizazheve në zona të rëndësishme për ruajtjen e Rrëqebullit e Ballkanit, konkretisht në Bukoviq në Maqedoninë e Veriut dhe Pashtrik-Morinë në Shqipëri.
Si pjese e “Iniciativës së Pyjeve Veriore” globale, projekti synon të kontribuoj në restaurimin, mbrojtjen dhe ruajtjen veçanërisht të pyjeve të rëndësishëm në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, si dhe të forcojë kapacitetin dhe angazhimin e aktorëve lokal, rajonal e kombëtar, për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.

 

 

 

NOTIFICATIONS